image Abbott falënderon Kosovën për strehimin e afganëve, citon Nënën Terezë

Kosovë

Abbott falënderon Kosovën për strehimin e afganëve, citon Nënën Terezë

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falënderuar edhe një herë popullin e Kosovës për mirëpritjen dhe kujdesin që po iu bëjnë afganëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook krahas falënderimit ka cituar Nënën Terezë: ” “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Dje vizitova të evakuuarit afganë të lidhur me NATO-n, duke u kujdesur përkohësisht në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s, ndërkohë që janë bërë aranzhime për udhëtimet e tyre të mëtejshme. Ata kanë kaluar një përvojë traumatike dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje. Dëshiroj edhe një herë të falënderoj qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen tuaj dhe për mikpritjen e tyre të ngrohtë. Ndërsa njerëzit në Kosovë festojnë Nënë Terezën në përvjetorin e kanonizimit të saj, më kujtohen fjalët e saj: “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/