image Abbott: 45 civilët e pafajshëm të vrarë në Reçak ende s’kanë gjetur drejtësi

Sociale

Abbott: 45 civilët e pafajshëm të vrarë në Reçak ende s’kanë gjetur drejtësi

news image

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se 45 civilët e pafajshëm që u vranë në Reçak 23 vjet më parë s’kanë gjetur ende drejtësi.

Abbott në një postim në Facebook ka shkruar se nuk do ta harrojnë kurrë masakrën e Reçakut.

“Mëngjesin e sotëm, iu bashkova ceremonisë përkujtimore për t’i nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt pa dallime dhe ata ende nuk e kanë gjetur drejtësinë. Kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/