image Abazoviqi flet shqip nga Beogradi/ Nënshkrimin e marrëveshjes me KOS-in e quan historike

Rajon

Abazoviqi flet shqip nga Beogradi/ Nënshkrimin e marrëveshjes me KOS-in e quan historike

news image

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi shqiptari Dritan Abazoviq nga Beogradi, tha se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe e cila dërgoi edhe në rrëzimin e tij, ishte një çështje historike e paqësore për qytetarët e Malit të Zi, sidomos ata ortodoks.

“Unë jam shqiptar dhe nuk hy në atë se kush cilit religjion i përket. Problemi ishte secilit me i dhënë të drejtat e barabarta. Nëse dikush dëshiron të shkoi në kish super, nëse dikush dëshiron të shkoi dikush në xhami super”, tha Abazoviqi.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, tha se shteti vetëm duhet të krijoj kushte që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Ai shtoi se këtë marrëveshje nuk ka mundur ta nënshkruaj askush tash 30 vjet, sepse kishin konflikte brenda vetes në të cilat ai tha se nuk hyn.

“Unë kam pranuar ta heq atë pyetje për përditshmërisë dhe secili kryeministër që vjen do ta ketë një pyetje më pak e do të merret me punë tjera. Jam shumë krenar që e kam eliminuar këtë”, tha Abazoviq.

E sipas tij ata që votuan kundër tij si Dritan, sepse Dritani nuk ka kurrfarë kompromisi me njerëz që janë të  lidhur me korrupsionit e krimit. /GazetaSinjali/