image Abazoviq: Zhvillimi i Ulqinit është në fokusin e Qeverisë

Rajon

Abazoviq: Zhvillimi i Ulqinit është në fokusin e Qeverisë

news image

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, po viziton Komunën e Ulqinit, i shoqëruar edhe nga antarët e kabinetit qeveritar., ku jan

Abazoviq tha se zhvillimi i Ulqinit është në fokusin e Qeverisë. Sipas tij buxheti i këtij viti i Ulqinit është 17.7 milionë euro, prej tyre 51% është parashikuar për projekte kapitale, që është 47% më shumë se vitin e kaluar.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se Komuna e Ulqinit asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë përkrahje nga Qeveria e Malit të Zi dhe është e sigurtë që dekada e ardhshme është dekada e Ulqinit.

Delegacioni u prit nga kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, ai i Kuvendit Ardian Mavriq, deputeti Genci Nimanbegu dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal.

Kryeministri Abazoviq do të vizitoi Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit dhe Njësinë e Ndihmës Mjekësore Emergjente të Ulqinit, kurse më pas do të vizitohet lokacioni i ish hotelit Galeb, Port Milena, si dhe Katërkolla.

/GazetaSinjali/