Kryeministri Dritan Abazoviq, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.
Sipas njoftimit të dyja palët u pajtuan se Kosova dhe Mali i Zi kanë një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe dinamik, çka e dëshmojnë edhe takimet e shumta në nivele të ndryshme me qëllim konkretizimin e projekteve me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, në takimin e sotëm, veçanërisht u theksua puna në ndërtimin e rrugës Plavë – Deçan dhe nënshkrimi i fundit i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për realizimin e projekteve infrastrukturore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Lidhur me këtë, kryeministri u informua se pritet një takim i ekipeve në nivel teknik, por edhe për projekte të tjera të shumta infrastrukturore që përveç lëvizjes dhe lidhjes më të mirë të njerëzve, do të çojnë edhe në zhvillimin e turizmit.