image Abazoviq merr një vendim në ditën e parë të punës

Rajon

Abazoviq merr një vendim në ditën e parë të punës

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se mbledhjet e Qeverisë, ndryshe prej qeverisjes së kaluar, do të jenë të hapura për publikun.

Kështu ka bërë të ditur vetë Abazoviq me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se ka synim me këtë vendim të shtojë transparencën.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”, ka shkruar Abazoviq.

/GazetaSinjali/