image Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

Politikë

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se ka mendim pozitiv për homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Ai në një intervistë dhënë më herët për “Top Story” ka shtuar se ka edhe simpati për luftën e tij kundër korrupsionit.

Më tej, kreu i qverisë malazeze theksoi se mbështet qasjen qytetare të Kurtit në Kosovë, sidomos në lidhje me problemet aktuale me të cilat po përballet.

Abazoviq tha se përkrah idenë e Kurtit në çështjen e asociacionit të komunave serbe, e cila sipas tij, nuk duhet të jetë e përkufizuar në baza etnike, pasi kjo do shtonte përçarjet dhe do thellonte ndasitë. Ai theksoi se ‘në Kosovë nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare’, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Sipas këtij arsyetimi, kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin, raporton Ballkanweb.

Ndërkaq, pyetjes se “Rama mbahet për kozmpolit, megjithatë akuzohet si i korruptuar, ndërkohë që Kurti është nacionalist dhe nuk ka akuza të tilla”, Abazoviq iu përgjigj: është një tjetër arsyetim kur bëhet fjalë për vendet jashtë ish Jugosllavisë. Pas vlerësimeve për Ramën në arenën ndërkombëtare, ai tha: Nacionalizmi është shndërruar në vegël kontrolli të politikanëve të korruptuar… dhe se “çdo herë që të korruptuarit kanë nevojë të nxisin tensione, e shfrytëzojnë këtë të fundit.” Sipas tij, retorika nacionaliste në ish-Jugosllavi, sidomos në Mal të Zi, shërben si maskë apo mbulojë e agjendave dhe interesave personale.

Ai deklaroi më tej se Mali i Zi është shtet multietnik dhe multifetar, pa grup homogjen, dhe në një shoqëri të tillë të drejtat duhet t’u garantohen të gjithëve në mënyrë të barabartë. Aq më shumë dikush si ai – një politikan që etnikisht i takon minorancës shqiptare- duhet të punojë në favor të barazisë së të drejtave.

/GazetaSinjali/