image Abazoviq: Konflikti me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën as për Serbinë

Politikë

Abazoviq: Konflikti me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën as për Serbinë

news image

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, teksa gjatë një konference për media të dy folën edhe për situatën në Kosovë.

Abazoviq gjatë deklarimit të tij tha se as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk është i mirë një konflikt politik me ndërkombëtarët dhe se të dy shtetet duhet të qëndrojnë në marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur sipas planit franko-gjerman, për të cilin palët janë pajtuar në fund të shkurtit në Bruksel.

“Unë mendoj që çdo konflikt, qoftë ai politik, me ndërkombëtarët, nuk është i mirë as për Kosovën, as për Serbinë, por as për rajonin. Mendoj është harxhu një energji e madhe, një kohë e madhe për deri te një propozim. Ai propozim ndoshta nuk është përfekt, por është i mirë. Dhe mendoj se do të ishte mirë me shku drejt firmosjes së asaj marrëveshje. Dhe, mendoj se ai kishte qenë një boost i mirë për krejt rajonin, që më në fund jemi duke rënë dakord për diçka, e jo që jemi gjithçka më larg një marrëveshjes”, ka thënë Abazoviq.

/GazetaSinjali/