image Abazoviq i quan të ashpra pretendimet e Moldavisë: Do të kërkojmë sqarime shtesë

Rajon

Abazoviq i quan të ashpra pretendimet e Moldavisë: Do të kërkojmë sqarime shtesë

news image

Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviq.

Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.

“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypjen se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviq.

Abazoviq kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.

“Ne japim kontribut nga i cili nuk do të turpërohej asnjë vend evropian”, tha ai.

Krahasuar me numrin e banorëve, Mali i Zi mori një përqindje të lartë të refugjatëve ukrainas, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën./REL/

/GazetaSinjali/