image Abazoviq: Ftesa e PDS, një hap përpara

Rajon

Abazoviq: Ftesa e PDS, një hap përpara

news image

Është mirë që Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e ka kuptuar gabimin dhe kërkon të marrë pjesë në votim për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, duke komentuar ftesën që PDS-ja u ka dërguar partive të tjera parlamentare për takim ditën e nesërme.

Abazoviq beson se është një hap përpara nëse ata kanë ndryshuar strategjinë e tyre. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës në Portin e Tivarit, ai tha se “sipas logjikës së gjërave, më mirë të zgjedhet të paktën njëri nga gjygjatërët, se sa asnjëri.

I pyetur nëse zgjedhja e një gjyqtari mund të çojë në tërheqjen e Ligjit për Presidentin ose në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri tha se zgjedhja e një gjyqtari ndihmon shumë në të gjitha proceset.

“Nëse votohet Ligji për Presidentin, mund të dërgohet urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Opsioni numër dy është që nëse zgjidhet Gjykata Kushtetuese, të diskutohet menjëherë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale, kështu që ai ligj nuk ka rëndësi të madhe. Nëse PDS vendos të zhbllokojë Gjykatën Kushtetuese, mendoj se atëherë të gjitha çështjet tjera janë më pak të rëndësishme”, tha Abazoviq.

/GazetaSinjali/