image Abazoviq flet para votimit: Jam krenar për gjithçka që kam bërë si zëvendëskryeministër

Rajon

Abazoviq flet para votimit: Jam krenar për gjithçka që kam bërë si zëvendëskryeministër

news image

Debati në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar me fjalimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, Dritan Abazoviq.

Ai tha se është krenar për punën që e ka bërë si zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

“U theksuan disa gjëra. Unë kam qenë zëvendëskryeministër i Qeverisë së 42-të dhe jam krenar për gjithçka që kam bërë në një vit e gjysmë. Dhe do të përsërisja shumicën e gjërave që i kam bërë po të isha në situatë të njëjtë. Tri herë kam marrë vendime të vështira, por të sakta”.

“Siç e zëvendësuam atë të mëparshmen, shpresoj që ta heqim qeverinë e 43-të në një atmosferë shumë më të mirë”, tha ai.

/GazetaSinjali/