Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, thotë se takimet nuk duhet të zhvillohen sa për sy e faqe por të kenë arsye dhe qëllim.
Ky reagim vjen pasi kryeministri Kurti nuk i shkoi presidentit Thaçit në takim.
Zëvenëskryeministri Abazi thotë se Thaçi më nuk ka legjitimitet dhe në shtetin parlamentar kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit.-
Postimi i tij i plotë:
E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit. /Gazeta Sinjali/