Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.
Abazi përmes një postimi në Facebook tha se presidenti Thaçi kreu vepër penale duke i bërë thirrje policisë që të mos e respektojë vendimin e qeverisë.
“Vetëm dy persona dolën kundër në të njëjtën kohë: Thaçi dhe Mustafa. Presidenti Thaçi kreu vepër penale mbrëmë dhe kjo nuk është hera e parë. Ai thirri policinë që të mos e respektojë vendimet e qeverisë. Bazuar në cilin ligj apo kushtetutë ka të drejtë, çfarë në fakt do”, ka shkruar Abazi./Gazeta Sinjali/