image Abazi: Thaçi bashkëpunoi me mediat franceze për ndarjen e Kosovës, ne i kemi parë dosjet

Politikë

Abazi: Thaçi bashkëpunoi me mediat franceze për ndarjen e Kosovës, ne i kemi parë dosjet

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka bashkëpunuar me mediat franceze dhe ato perëndimore për ta ndarë Kosovën në dialog.

“Sigurisht që sikleti i tij është gjithashtu për faktin që për 4 muaj qeverisje, ne kemi parë dosje e dokumentacione prej njerëzve, zyrtarvve edhe ato që janë për brenda, pikërisht në vendin ku e meriton, i cili ka punuar me mediat franceze, me mediat perëndimore të cilët kanë tentuar ta ndajnë Kosovën”, është shprehur Abazi.

Abazi më tutje ka theksuar se “ekzistojnë dosje specifike, ku shihen urdhëra të presidentit me kompaninë franceze “Mazhorell”, në Paris, në këto raporte thuhet qartë që është biseduar me mediat sesi duhet ndahet Kosova”, ka thënë Abazi.

Abazi gjithashtu ka theksuar se këto transkripta ekzistojnë dhe se në to përmenden edhe disa emra të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar me kompaninë franceze “Mazhorell”.

“Disa nga këto dosje janë shpallur si top sekret pa ndonjë arsyetim, ekziston një vijë e qartë e koordinimit mes Hashim Thaçit, ishi ministres Dhurata Hoxhës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, dhe Qëndrim Gashit, ambasadori në Francë”, deklaroi Abazi.

“Ne kemi të bëjmë me një garë ku në vendin tonë bëhet diçka që është përtej normales, presidenti i vendit jep para për ta ndarë Kosovën’, tha ai./ Gazeta Sinjali/