image Abazi: Të emëruarit në borde nuk i kanë mbiemrat Kurti, Abazi apo Konjufca

Kosovë

Deklarata/ Abazi: Të emëruarit në borde nuk i kanë mbiemrat Kurti, Abazi apo Konjufca

news image

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka komentuar zgjedhjen e 27 anëtarëve në bordet e Ndërmarrjeve publike.

Sipas tij, vetëm 4 prej tyre janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi ka deklaruar se asnjëri prej tyre se kanë mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca.

“Në duam të ndërprejmë vjedhjen, ne duam të ndërprejmë gjakëderdhjen. Ne duhet ta ndërprejmë shkatërrimin, degradimin dhe vjedhjen e ndërmarrjeve publike. Asnjëri prej tyre nuk e ka mbiemrin as Abazi as Kurti as Konjufca. Nëse ndonjëri do të bëj keqpërdorim të pozitës, unë do të jem i pari që do të them se duhet të dënohet për atë që ka bërë”, ka thënë ai në TV Dukagjini./Gazeta Sinjali/