image Abazi rreth propozimit për shkarkimin e Osmanit: Në LDK lejohet fjala e lirë vetëm për analfabetët me mustaqe

Politikë

Abazi rreth propozimit për shkarkimin e Osmanit: Në LDK lejohet fjala e lirë vetëm për analfabetët me mustaqe

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat brenda partisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi ka thënë se LDK është parti në të cilën lejohet fjala e lirë e “analfabetëve me mustaqe”, por jo e të tjerëve e, sidomos jo grave.

“…Duan ta rrëzojnë edhe njeriun më të votuar të partisë së tyre Vjosa O. Kësaj po i vie era diferencim ideopolitik i kohës së Rrahman Morinës në partinë ku lejohet fjala e lirë për analfabetët me mustaqe por për të tjerët e sidomos jo për gratë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157189486800718&set=a.10150489335385718&type=3&theater