image Abazi: QUINT-i i kërkoi Thaçit t'i mundësojë qeverisë të kryej punën e vet

Kosovë

Deklaratë/ Abazi: QUINT-i i kërkoi Thaçit t’i mundësojë qeverisë të kryej punën e vet

news image

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi thotë se reagimet e shteteve mike ndërkombëtare do e zmbrapsin presidentin Hashim Thaçi nga qëllimet e tij, siç i konsideron dekonstruktive mbi situatën e pandemisë Covid-19.

“Nuk besoj që presidenti ka kompetencë, e patë edhe qëndrimin e shteteve të Quintit e cila kërkoj drejtpërsëdrejti që t’i mundësohet qeverisë të kryej punën e vet. Ashtu siç është duke bërë. Besoj që këto do e zmbrapsin presidentin nga qël limet e tij dekonstruktive dhe jo të shëndetshme për situatën të cilën gjendemi. Nuk mund të merr askush përgjegjësi dhe as Gjykata Kushtetuese që të rrezikojë shëndetin publik për shkak të agjendës politike të presidentit”, u shpreh Abazi.

Dje në orët e mbrëmjes, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve prej orës 10:00 të mëngjesin deri në 16:00, pastaj prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Vendim ky që u kundërshtua nga presidenti Thaçi, i cili paraditen e sotme tha se e ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese./ Gazeta Sinjali/