image Abazi: Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur - Sinjali

Abazi: Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka vazhduar me deklarata për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit tha se Abazi, Kurti e Sveçla kanë shkuar fshehurazi në dhomat e përgjimit në Postën dhe Telekomin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi thotë se presidenti ka mbetur i vetmuar, kurse qytetarët sipas tij janë me qeverinë.

“Qeveria dhe qyetarët janë një, në anën tjetër Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur. E ka humbur toruan”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi edhe mbrëmë, menjëherë pas akuzave të Thaçit, tha se presidenti është rrenc dhe njeri i poshtër.

Në anën tjetër, lidhur me deklaratën e Thaçit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, kanë shkuar fshehurazi tre ditë me radhë në dhomën e përgjimeve të PTK-së, nga Prokuroria Speciale konfirmuan për Gazetën Sinjali se prokurori i shtetit ka filluar grumbullimin e informatave./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin