Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka thënë se partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA-të nuk do të vihet kurrë në pikëpyetje.
Por, sipas tij në pikëpyetje vihet lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore.
“Kur një qytetar i Kosovës shkel ligjin, ndaj tij merren masa. Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve, pra kushtetutën, dhe jo vetëm njëherë? Shteti, interesi qytetar dhe funksionaliteti bazuar në kushtetutë nuk mund të mbahet peng nga një njeri”, shkruan Abazi, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë: