image Abazi për Thaçin: Është njeri që ka festuar liberalizimin e vizave 10 herë

Politikë

Abazi për Thaçin: Është njeri që ka festuar liberalizimin e vizave 10 herë

news image

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, tha se presidenti Hashim Thaçi është njeri idhnak dhe në siklet dhe njeri që deri më tani ka festuar mbi 10 herë liberalizimin e vizave.

“Nuk kam çfarë të them, Thaçi është njeri idhnak dhe në siklet. Kurti është njeriu më i votuar në Kosovë, Thaçi është njeriu që e ka festuar liberalizimin e vizave nja 10 herë, janë rrëzuar 4-5 qeveri me urdhërin e Thaçit”, ka thënë Abazi.

Abazi më tutje ka theksuar se presidenti Thaçi është në fund të karrieres së tij dhe se nuk e ka idenë se për çfarë është duke folur.

“Njerëzit e kanë parë, fundi i Thaçit është kështu. Janë truprojat e tij që dje shkaktuan dhunë, ndaj një qytetari që shprehi pakënaqësi”, tha ai./ Gazeta Sinjali/