image Abazi për "njohjen" nga Xhamajka: Ambasada jonë në SHBA i shërben më shumë presidentit se Kosovës

Kosovë

Abazi për “njohjen” nga Xhamajka: Ambasada jonë në SHBA i shërben më shumë presidentit se Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi për lajmin e “njohjes” së Kosovës nga Xhamajka, ka thënë se është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara.

Abazi më tej ka thënë se ky gabim ndodhi si pasojë e papërgjegjësisë ndaj vijës institucionale.

Ai gjithashtu tha se ambasada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shërbyer më shumë presidentit Hashim Thaçi se sa interesit të Kosovës.

Kjo puna e Xhamajkës është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara. Kemi një ambasadë në SHBA, që fatkeqësisht, jo për të drejtuar gishtin, që ka shërbyer më shumë si shërbim i presidentit se sa interesit të Kosovës, duke qenë se edhe presidenti edhe ambasadorja vijnë nga e njëjta parti politike, nga e njëjta vijë interesi. Kur kemi raste të tilla, kur bëjmë gafa si pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale, atëherë sigurisht që do të mësohemi që përgjegjësia është edhe tek individët, që mbajnë postet në vijën diplomatike”, ka thënë ai për RTV ORA.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para dy ditësh përmes rrjetit social Twitter, tha se Xhamajka e ka njohur shtetin e Kosovës. Këtë gjë e ka demantuar dje, ministrja e punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina J Smith gjithashtu përmes Twitterit.

Rreth këtij demantimi ka reaguar dje zyra e presidencës, e cila ka thënë se ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e ka njoftuar zyrtarisht presidentin Thaçi. Sipas tyre për detaje të tjera duhet të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./Gazeta Sinjali/