image Abazi: Mustafa e Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin, por nuk mund të vendosen mbi ligjin

Kosovë

Politikë/ Abazi: Mustafa e Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin, por nuk mund të vendosen mbi ligjin

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Abazi ka kërkuar t’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe nuk na duhen probleme të tilla, shkruan Gazeta Sinjali.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156961635810718