image Abazi: MPB dhe AKI e dinë nga kanë ardhur dosjet e Speciales, por nuk guxojnë të veprojnë

Kosovë

Abazi: MPB dhe AKI e dinë nga kanë ardhur dosjet e Speciales, por nuk guxojnë të veprojnë

news image

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës  e dinë se nga kanë ardhur dosjet e Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, sipas Abazit, ata nuk guxojnë të veprojnë.

“MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve. MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle, me mendu keq e mbrapsht janë të parët”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/