image Abazi me akuza të ashpra, Mustafën e fajëson për keqpërdorim të fondit e Thaçin për ndarjen e veriut

Kosovë

Politikë/ Abazi me akuza të ashpra, Mustafën e fajëson për keqpërdorim të fondit e Thaçin për ndarjen e veriut

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka vazhduar me goditjet ndaj liderit të partisë së koalicionit qeverisës, LDK-së, Isa Mustafa, të cilin e ka akuzuar për keqpërdorimin e fondit 3 për qind.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa janë të sinkronizuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të bërë komplot kundër shtetit me tendenca për të krijuar një qeveri servile dhe të pakurrizore me ndihmën e Listës Serbe.

“Sinkronizimi Thaçi- Mustafa dhe Vuçic po vazhdon; komploti kundër shtetit me tendencën për të krijuar qeveri servile, kryeministër të kapur e pakurrizor të përkrahur edhe me votën e Listës Srpska”, ka shkruar Abazi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Numri dy i qeverisë në detyrë ka thënë se Mustafa ka keqpërdor fondin e 3 për qindëshit, duke e kthyer atë në OJQ të UFORK, derisa Thaçin e ka akuzuar për ndarje të veriut./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156951568935718