image Abazi: LDK kundër LVV-së në pajtim të plotë me PDK-në

Kosovë

Politikë/ Abazi: LDK kundër LVV-së në pajtim të plotë me PDK-në

news image

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar fushatë kundër Lëvizjes Vetëvendosje në pajtim të plotë me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi thotë se LDK po shpërndan instruksione për postime kundër LVV-së dhe kundër kryeministrit Kurti.

“Në vend se të fokusohen të gjitha energjitë në drejtim të luftimit të pandemisë një pjesë e LDK ka filluar fushatë kundër Qeverisë Kurti në pajtim të plotë me PDK.Në vend se të bëhet e qartë që e morëm qeverisjen nga minusi dhe me deficit në çdo drejtim, ata po shpërndajnë instruksione për postime kundër LVV, kundër Kurtit. Të gjitha konstatimet se kinse dikush është anti-amerikan në LVV janë të kota, boshe, të pakuptim dhe nuk i beson askush”, ka shkruar ai në Facebook.

Zëvendëskryeministri Abazi thotë se shteti dhe qytetarët sot kanë dy rreziqe. Sipas tij, njëri është ndarja e vendit dhe tjera pandemia e koronavirusit të cilat, thotë ai, nuk luftohen duke i përkrahur qëllimkëqinjtë dhe ata që e kanë sjellur vendin në këtë situatë.

Kujtomë që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pasi kryeministri e shkarkoi nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, pa një marrëveshje paraprake me partnerin e koalicionit. Mocioni i mosbesimit i cili mori përkrahjen edhe të partive të tjera opozitare pritet të votohet në kuvend javëve në vazhdim. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156905209135718