Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të mbërmshme të presidentit Hashim Thaçi i cili i quajti Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “grup i organizuar kriminal që e ka kapur qeverinë”.
Abazi ka thënë se nga këto deklarata duhet të distancohet çdo parti, sidomos LDK-ja e cila sipas tij po ia mban “zhagun” Thaçit.
Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK!Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTO-s”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/