Zëvendëskryeministri Haki Abazi, për thirrjen telefonike nga Shtëpia e Bardhë për kryeministrin Kurti, ka thënë se diferenca kohore me SHBA-në është 6 orë dhe nëse thirrja është bërë pas mesnate atëherë kryeministri Kurti ka mundur të jetë duke fjetur.
“Diferenca kohore me SHBA-në është 6 orë, nëse Amerika ka thirrur në 3 të mëngjesit atëherë kryeministri Kurti ka mundur të jetë duke fjetur, është normale kjo, njeri është”, është shprehur Abazi në Debat Plus.
Ndryshe, zëvendëskryeministri tha se nuk është i sigurt se në sa ora është bërë thirrja nga SHBA-ja, por që qeveria nuk ka asgjë kundër SHBA-së.
Abazi gjithashtu ka theksuar se për herë të parë kryeministri Kurti është duke dërguar Kosovën aty ku SHBA-ja duan./ Gazeta Sinjali/