Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka treguar se VV dhe LDK nuk kanë ndryshime duke theksuar se “Le të pyesim Avdullah Hotin, nëse mund të lëshohemi në nivelin eksperimental le të themi hipotetikisht, kur Thaçi ka thënë se do t’i jap një pjesë Leposaviçit”
Abazi gjithashtu është shprehur se Bashkimi Europian nuk kanë tradhtuar për liberalizimin e vizave sepse sipas tij fajin kryesorë kanë politikanët të cilët u treguan të papërgjegjshëm.
“Ne e kemi tradhtuar vetën, BE nuk na ka tradhtuar, nuk pajtohem me Thaçin. Një herë tradhtohesh, që 15 vjet Besim Beqa ka thënë se po ndodh liberalizimi I vizave, është kryer kjo punë, diplomacia ka qenë e papërgjegjshme”, ka thënë Abazi në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/