image Abazi i reagon Grenellit: Pse po tregon mosrespektim për Qeverinë e Kosovës?

Kosovë

Reagim/ Abazi i reagon Grenellit: Pse po tregon mosrespektim për Qeverinë e Kosovës?

news image

Zv/kryeministri në detyrë, Haki Abazi ka reaguar pasi ambasadori Richard Grenell mbështeti edhe publikisht paralajmërimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për krijimin e një qeverie të re.

Abazi përmes një tweeti në Twitter ka shkruar “Pse po tregon mosrespektim për një vend miqësor demokratik dhe qeverinë e tij?”.

“Tarifat janë hequr tashmë. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vërtetë të popullit të Kosovës u zgjodhën më 6 tetor 2019. Pse po tregon mosrespektim për një vend miqësor demokratik dhe qeverinë e tij? Liderët në demokraci përcaktohen nga zgjedhjet dhe mbështetja / votat e njerëzve”, ka shkruar Abazi./ Gazeta Sinjali/