image Abazi: Dokumenti sekret i Thaçit po e cungon shtetësinë e Kosovës

Kosovë

Shkrim/ Abazi: Dokumenti sekret i Thaçit po e cungon shtetësinë e Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar se presidenti nuk ka mandat të negociojë dhe se Qeveria është i vetmi institucion që ka përgjegjësinë.

Këtë Abazi e ka thënë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se dokumenti sekret i përpiluar nga Thaçi sipas tij, po e cungon shtetësinë e vendit.

“Ka një përputhje ndërmjet presionit të krijuar dhe qëndrimit të Thaçit në Washington. Është një dokument që e ka përpiluar Thaçi e që po mbahet sekret që e cungon shtetin dhe shtetësinë e vendit. Kjo gjë shkon përtej tarifës dhe çfarëdo teme që përdoret për të mbuluar problemin e vërtet”, ka shkruar Abazi.

Përderisa,  bënë të ditur se kjo nuk është hera e parë që vendit po i krijohen kësi lloj befasish dhe se marrëdhëniet me SHBA-të do të jenë të përjetshme.

“Kjo nuk është hera e parë që po i krijohet befasi vendit, po ju kujtoj krijimin e gjykatës dhe dhomave speciale dhe mandej tentimit për t’i zhbërë ato duke rrezikuar marrëdhëniet me vendet përkrahëse. Ndërsa sot, nuk duhet të brengoseni sepse marrëdhënia me SHBA ka qene dhe është e do të mbetet e fortë dhe e përjetshme”, ka shkruar Abazi, duke bërë thirrje që presidenti i Kosovës të kthehet në vend./Gazeta Sinjali/