image Abazi del me një këkesë urgjente lidhur me Thaçin

Kosovë

Politikë/ Abazi del me një këkesë urgjente lidhur me Thaçin

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që ta marrë në pyetje presidentin Hashim Thaçi.

Abazi është pyetur ta komentojë deklaratën e sotme të Thaçit rreth letrës kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili, sipas presidentit, e ka shkruar atë komunikatë.

“Një njeri që mban pozitën e presidentit nuk mund të bëjë deklarata të pabazuara”, është shprehur Abazi në Klan Kosova.

“Nuk ka urgjencë më të madhe se veprimi i Prokurorisë për t’i marrë deklaratat e presidentit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Thaçi duhet të pyetet edhe rreth atyre që di për pretendimin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli se ka qenë i kërcënuar nga një sulm terrorist.

“Prokurori i Shtetit ta marrë në pyetje për këto informacione”, ka thënë Abazi. /Gazeta Sinjali/