Ministri i Drejtësisë nga AAK-ja, Selim Selimi është deklaruar për pyetjen se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, pasi që kreu i saj, Ramush Haradinaj ka shprehur ambicien për të qenë president, shkruan Gazeta Sinjali.
Selimi duke folur rreth kësaj çështjeje tha se lideri i partisë së tyre do të jetë edhe bartës i listës.
“E kemi liderin e partisë, kryetarin Ramush Haradinaj…Çdo parti hyn në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet dhe me kriju qeverinë…Bartësi i listës Haradinaj është ajo vula jonë që se kemi ndërru vizionin për shtetndërtim. Bartësi i listës është lider që garon për t’i fituar zgjedhjet…Lidershipi i Ramush Haradinajt ka potencial t’i fitojë zgjedhjet dhe ta bëjë qeverinë…Bartësi i listës është Ramush Haradinaj, ai hyn për t’i fituar zgjedhjet”, tha Selimi në T7./Gazeta Sinjali/