image AAK tregon 5 arsyet pse do të votojë rrëzimin e qeverisë

Kosovë

Politikë/ AAK tregon 5 arsyet pse do të votojë rrëzimin e qeverisë

news image

Pak para fillimit të seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar arsyet se pse kjo parti është pro një mocioni të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në dokumentin e publikuar nga kjo parti, thuhet se janë pesë arsye pse AAK do të votojë për rrëzimin e qeverisë, duke i quajtur pesë dështime të kryeminsitrit Albin Kurti.

Arsyeja e parë në këtë dokument thuhet se është provokimi që vetë kryeministri, sipas tyre, qëllimisht e ka bërë për rrëzimin e qeverisë në këtë kohë krize.

Arseja tjetër pse AAK do të votojë për mocionin e mosbesimit, sipas tyre, është rrezikimi i marrëdhënie të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi i taksës, tërheqja e investitorëve dhe ndarja “klienteliste” e buxhetit, sipas tyre, janë arsyet se pse duhet të rrëzohet kjo qeveri. /Gazeta Sinjali/