image AAK thërret në interpelancë Kurtin, propozon rezolutë për raportet me SHBA-në dhe vendimin për targa

Politikë

AAK thërret në interpelancë Kurtin, propozon rezolutë për raportet me SHBA-në dhe vendimin për targa

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se, sot ju ka drejtuar me një shkresë kryetarit të Kuvendit, ku i ka kërkuar që ta marr me urgjencë mbajtjen e një seance.

Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se institucionet nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e rastit.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit kanë krijuar fajtorin tek ta.

“Propozoj kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: qeveria të marr një vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale. Presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun interaktiv me serbët që të kthehen në inistucionet, qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën, të kërkohet një takim disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.

Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, ai tha se do të merren edhe veprime të tjera. 

“Situata e politikës dhe sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilizimit të situatës në Kosovë duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucione shtetërore e publike dhe ato të sigurisë që t’i braktisin institucionet e Kosovës.”

“Duke pasur parasysh këtë situatë, sa të rëndë, po aq të rrezikshme i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojë rezolutën me këto pika. Pika e parë: Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohjen me Serbinë. Pika e dytë: Institucionet e Kosovës, Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Kosovës, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

Pika e tretë: Qeveria të nis komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshi edhe opozitën, jo vetëm për reflektim në gjendjen e krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar. Pika e katërt: Kërkohet një samit në ShBA, pra takim disaditor, deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi”, deklaroi Haradinaj në një konferencë për media.

/GazetaSinjali/