image AAK reagon pas vendimit për kursimet e qytetarëve në trust: Edhe një gabim i qeverisë

Politikë

AAK reagon pas vendimit për kursimet e qytetarëve në trust: Edhe një gabim i qeverisë

news image

Qeveria e Kosovës, këtë mbrëmje mori vendim që t’i thotë ‘Jo’ tërheqjes së kursimeve pensionale nga trusti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila i ka reaguar qeverisë për këtë vendim. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me anë të një reagimi në facebook ka thënë se vendimi në fjalë është një gabim i madh i Qeverisë.

Tahiri ka thënë se Qeveria është humbur dhe tjetërsuar nën petkun e pushtetit dhe se kërkesat e hallet e qytetarëve po i trajton vetëm në fushatë zgjedhore.

Ai po ashtu ka thënë se AAK do të tentojë vazhdimisht që të mundësojë tërheqjen e Trustit.

Postimi i plotë i Tahirit:

Edhe një gabim i Qeverisë!

Qeveria e Kosovës është humbur dhe tjetërsuar në petkun e pushtetit, ndërsa hallet dhe kërkesat e qytetarëve i trajton vetëm në fushatë zgjedhore. Qeveria e ka shumë gabim që nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Si Grup Parlamentar do të bëjmë çmos që ta mundësojmë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti. Tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për këndellje të ekonomisë dhe familjeve kosovare. Pra, duhet shfrytëzuar të gjitha burimet, të gjitha alternativat duke shfrytëzuar në këtë rast edhe Trustin, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Mospërkrahja e qytetarëve në këtë kohë të goditjeve të mëdha ekonomike, tregon se kemi qeverisje pa Qeveri!.  

/GazetaSinjali/