image AAK prish koalicionin me LDK-në në Viti: Nuk e respektuan marrëveshjen

Kosovë

AAK prish koalicionin me LDK-në në Viti: Nuk e respektuan marrëveshjen

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës në Viti sot i kanë dhënë fund koalicionit të tyre qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i degës së AAK-së, Faruk Nura në një prononcim për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të tyre.

“Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes që kemi pasur, disa keqpërdorime që kanë ndodhur nga Komuna dhe kryesia vendosi për prishjen e koalicionit me LDK-në”, tha Nura.

Sipas tij, pika kryesore e marrëveshjes ka qenë që njëra nga Drejtoritë Komunale t’i takojë AAK-së, gjë e cila nuk ka ndodhur.

“Një nga marrëveshjet ka qenë që njëra nga drejtoritë të na takojë neve, kemi pas me u përfshi edhe në politikat e punësimit. Ai i ka emëruar të gjithë drejtorët e LDK-së”, tha ai ndër të tjera ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se kanë biseduar edhe me degën e LDK-së në Viti, para se të marrin këtë  vendim, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje./Gazeta Sinjali/