image AAK pas mosvotimit të Trustit: Qytetari u godit pas shpine, Qeveria të japë dorëheqje

Politikë

AAK pas mosvotimit të Trustit: Qytetari u godit pas shpine, Qeveria të japë dorëheqje

news image

Lidhur me mosvotimin e tërheqjes së Trustit kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK ka shprehur ‘zhgënjim të thellë’ për dështimin e votimit të këtij projektligji.

Nga ky subjekt politik përmes një komunikate për media vlerësojnë se sot qytetari i Kosovës u godit pas shpine ‘i cili është në gjendje të vështirë ekonomike’ dhe se Qeveria duhet të japë dorëheqje.

“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”.

Tutje në komunikatë thuhet se “AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.

Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!”.

/GazetaSinjali/