image AAK: Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Vetëvendosjen

Politikë

AAK: Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Vetëvendosjen

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Haradinajt edhe pse partitë politike kanë dallime substanciale dhe janë kundërshtarë politikë kjo nuk do të thotë që janë armiq.

“Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV-në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiç mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV-në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve. Po, ne në politikë jemi. Kemi dallime substanciale por nuk domethënë që jemi armiq. Me askënd në Kosovë nuk jemi armiq politikë. Kundërshtarë politikë e mendime ndryshe por jo armiq”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Po ashtu, Haradinaj tha se në AAK nuk ka më vija të kuqe për asnjë parti.

“Në Kosovë vijat e kuqe janë larguar herët. Vetëm kur vjen fushata përmenden për konsum të brendshëm”, tha Haradinaj./Gazeta Sinjali/