Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se sot Grupi Parlamentar i kësaj partie do të mbajë konferencë për media.
Me anë të një komunikate për media, thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 11:00.
Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
“Të nderuar, Nesër, me fillim nga ora 11:00, Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja tek sheshi “Ibrahim Rugova”). Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet! AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në komunikatën e djeshme.