Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që nesër të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti në lidhje me kërkesën e Serbisë për ta mbajtur një referendum në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
Kurti ka thirrur seancë, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it të cilët po e mbështesin mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Për dallim nga AAK, nesër në seancë nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike e Kosovës.