image AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit ka fituar në dy komuna, kurse në balotazh shkon në pesë të tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

AAK-ja ka fituar Suharekën dhe Deçanin, ndërkaq në balotazh shkon në komunën e Gjakovës, Klinës, Rahovecit, Istogut dhe Junikut.

AAK në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar 7.12 për qind të votave në nivel vendi.

/Gazeta Sinjali/