image AAK kundërshton mbylljen totale, akuzon Qeverinë se nuk menaxhoi pandeminë

Politikë

AAK kundërshton mbylljen totale, akuzon Qeverinë se nuk menaxhoi pandeminë

news image

Pavarësisht rritjes enorme të numrit të rasteve të infektimit me COVID-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e kundërshton mbylljen totale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, i bërë thirrje Qeverisë që të jetë vigjilente në menaxhimin e pandemisë dhe për rastet pozitive që po regjistrohen në këtë kohë të njoftohen edhe kryetarët e komunave.

“Shqetësues është fakti që sot kemi 7.200 raste aktive, që potencialisht pritet 1 në 10 prej tyre të kenë nevojë për trajtim spitalor. Pra, nëse një trend i tillë i përkeqësimit, brenda 10 ditëve kapacitetet e vendit do të jenë të stërmbushuara”, deklaroi Dreshaj para mediave.

Dreshaj theksoi se nga problemet që kjo Qeveri ka është menaxhimi i pandemisë, menaxhimi i ekonomisë dhe ruajtja e substancës brenda vendit. Ai potencoi se “duhet ta kthejë dinjitetin e vendit, e të mos merret me punë të tjera anësore”.

Deputetja Time Kadrijaj tha se varianti Omicron infekton 1 të 8-n e njerëzve, që sipas saj është shifër e lartë./GazetaSinjali/