Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi se është anuluar mbledhja e dy qeverive shqiptare, e cila ishte paraparë për ditën e nesërme në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Nga AAK thonë se shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa kjo e sotmja.
Gjithashtu, kërkojnë nga kryeministri Kurti “që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti”.
“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë”, thanë ata.