image AAK kërkon sërish 100 euro për secilin qytetar

Kosovë

Politikë/ AAK kërkon sërish 100 euro për secilin qytetar

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përsëritur kërkesën e saj që në pakon emergjente të përfshihet edhe ndarja e 100 eurove për secilin qytetar, shkruan Gazeta Sinjali.

Propozimin e AAK-së e përsëriti deputeti i kësaj partie, Gazmend Abrashi, i cili kërkoi mocion për ndryshimin e ligjit për buxhetin, në mënyrë që të mundësohet përfshirja e këtij propozimi në pakon emergjente.

“Grupit parlamentar i Aleancës, kërkon mocion për ndryshimin e plotësimit të ligjit mbi ndarjen buxhetore që të përfshijnë pakon emergjente sipas propozimit të aleancës, 100 euro për secilin qytetar të Kosovës”, tha Abrashi./Gazeta Sinjali/