image AAK-ja mbledh përfaqësues të medieve e shoqërisë civile, diskutojnë rreth situatës politike në vend

Politikë

AAK-ja mbledh përfaqësues të medieve e shoqërisë civile, diskutojnë rreth situatës politike në vend

news image

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, të shoqërisë civile dhe medies.

Kjo tryezë që po mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe është e dyta pas takimit me Sindikatat në të cilën u diskutua për Ligjin e Pagave dhe ndryshimet që ndodhin nëpër sektorë, po vazhdon më përfaqësues të medieve, të organizatave joqeveritare dhe gazetarë, për të biseduar për temat që preokupojnë këtë parti.

Mirëseardhje të ftuarve iu uroi shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ndërsa një fjalë rasti e mbajti edhe kreu i partisë Ramush Haradinaj, i cili falënderoi mysafirët për kontributin e dhënë në senzibilizimin dhe informimin e masës.

Diskutimi me të pranishmit do të mbahet i mbyllur për medie dhe në fund do të ketë edhe deklarim./eo/

/GazetaSinjali/