image AAK-ja kërkon të ndërpritet procesi i dialogut me Serbinë pas zhvillimeve nga Specialja

Politikë

AAK-ja kërkon të ndërpritet procesi i dialogut me Serbinë pas zhvillimeve nga Specialja

news image

Pas zhvillimeve në vend Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të ndërpritet procesi i dialogut me Serbinë deri në një situatë të re.

Përveç kësaj, pas mbledhjes së jashtëzkonshme brenda partisë, AAK ka dalur edhe me disa kërkesa të tjera.

AAK ka kërkuar të mbahet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Ndër kërkesat e AAK-së ka qenë edhe mbajtja e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë, dhe takim të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqim me sfidat politike dhe kushtetuese.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së! Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj”, thuhet nga AAK-ja./Gazeta Sinjali/