Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në konferencë për media tha se ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por që janë tejkaluar.
“Sipas informatave që kemi nga shtabet tona ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por që janë tejkaluar, pra procesi zgjedhor po shkon kryesisht në rregull”, u tha në konferencë.
AAK përgëzoi të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
“Sot mbi 40 mijë qytetarë për herë të parë fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. I përgëzojmë të gjithë këta të rinjtë të cilët nga sot bëhen pjesë e vendimmarrjes, si dhe iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për dalje sa më masive në këtë proces”, u tha tutje në këtë konferencë.