image AAK-ja i quan cinike deklaratat e Trajkoviqit për bashkëpunim me Listën Serbe

Politikë

AAK-ja i quan cinike deklaratat e Trajkoviqit për bashkëpunim me Listën Serbe

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Rada Trajkoviq e cila tha se AAK-ja është në diskutime me Listën Serbe për një marrëveshje të mundshme për zgjedhjen e Presidentit.

AAK-ja duke demantuar këto deklarata, ka theksuar se nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Aleanca nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Deklaratat e znj. Trajkoviq se gjoja AAK paska ndikuar në zgjedhjen e deputetëve minoritarë me qëllim të ‘kurdisjes’ së zgjedhjes së Presidentit, janë gënjeshtër e kulluar, por edhe cinike e qesharake. Problemet që komuniteti i saj i ka brenda llojit, nuk duhet t’i adresojë dhe të hedh fajësinë tek të tjerët, e më së paku te një organizatë e dëshmuar për transparencë e konsistencë në tërë historinë e saj politike. Që nga nominimi i kryetarit Ramush Haradinaj si kandidat për President të Republikës, secili veprim i AAK-së në realizimin e këtij qëllimi, që ne e konsiderojmë të nevojshëm për Kosovën, ekuilibrin e pushtetit dhe ruajtjen e demokracisë, ka qenë plotësisht transparent dhe i njohur për qytetarët”, thuhet në reagimin e AAK-së./GazetaSinjali/