image AAK hedh keksa Plazma para qeverisë, kërkojnë të mos hiqet taksa

Kosovë

Politikë/ AAK hedh keksa Plazma para qeverisë, kërkojnë të mos hiqet taksa

news image

Një grup i të rinjëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë zhvilluar një aksion simbolik si revoltë kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, duke hedhur keksa Plazma në oborrin e qeverisë.

Të rinjtë e AAK-së mbanin pankarta me mbishkrimin “Na ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”, “Populli nuk harron, Serbia nuk kalon”, “Se japim tregun pa njohje” etj.

Naim Ramizi, njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti tha se reciprociteti është kamuflim dhe sa për ta mashtruar popullin sepse nuk ka reciprocitet me Serbinë.

“Aksioni në fjalë ka të bëjë me proklamimin e heqjes së taksë nga Qeveria Kurti dhe ky aksion është kërkesë e AAK-së që taksa të mos hiqet pa njohje. Me sfilata në sheshin e Prishtinës, Kurti po tenton të tërheq vëmendjen nga ajo se çka po ndodh në të vërtetë dhe flirtet e tij me Serbinë. Ne dëshirojmë të përçojmë një mesazh që AAK po kundërshton heqjen e taksës dhe kjo është vetëm fillimi. Reciprociteti është kamufllim për t’i hedhur hi syve të popullit sepse jemi të bindur që nuk ka reciprocitet me Serbinë dhe ne do të marrim të gjitha masat demokratike”,  tha ai.

Ndërsa për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdulah Hoti, Ramizi tha se janë aksione politike dhe ato janë mësuar prej VV-së.

Driton Bardheci, kryetar i të rinjve të AAK-së, tha se Kurtit i bëjnë me dije që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, duke shtuar se taksa e ka rritur produktivitetin në vend.

“Sot jemi bashkë me një aksion simbolik në mbrojtjet të taksës 100%. Sot me këtë aksion të rinjtë i bëjnë me dije Kurtit që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë. Kërkojmë të mos hiqet taksa se nuk do t’i lejojmë veprimet e tij që dikur i mbronte me fanatizëm, ndërsa sot bëhet si një engjëll. Mos të kthejë Serbinë në Kosovë dhe ndoshta e ka marr malli për prodhime të Serbisë, por ne sot ja kemi pru një Plazma.Taksa i sjelli shumë produkt vendin tonë dhe shumë cilësi”, tha ai.

Ndërsa gjatë ditës edhe Grupi Parlamentar i AAK-së mbajti një tryezë ku u kërkua që të mos hiqet taksa 100 për qind pa njohje nga Serbia./GazetaSinjali/