image AAK e kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve, fton qytetarët për votim

Kosovë

Zgjedhjet/ AAK e kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve, fton qytetarët për votim

news image

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se deri në orën 11:00 sot kanë dalë të votojnë 9.32 e qytetarëve.

Sipas tij, këto të dhëna vijnë nga raportet e shtabeve komunale të koalicionit AAK-PSD.

Kuçi ka thënë se deri tani nuk kanë hasur në ndonjë problem në procesin e votimit, ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se përveç disa vërejtjeve të vogla, deri në këtë orë të konferencës, nuk ka pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

“Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë vërejtje të theksuar, ka ndonjë vërejtje të vogël, por ato nuk janë shumë të mëdha. Dalja, sipas raporteve të shtabeve komunale të koalicionit AAK-PSD 100% shtet, deri në ora 11 ka qenë 9.32%. Po flas sipas raporteve të shtabeve komunale të koalicionit tonë. Lusim qytetarët të dalin sa më shumë për të votuar dhe dëshirojmë që ky proces të shkojë mbarë siç ka filluar”, tha ai.

Kuçi ka bërë të ditur se koalicioni AAK-PSD do të dalë prapë gjatë ditës me konferenca për media për të njoftuar lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor nacional që po mbahet sot në territorin e Republikës së Kosovës. /Gazeta Sinjali/